Ministria e Financave ka publikuar listën e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve politikë dhe statusin e dosjeve për secilin emër, të cilët do të përfitojnë nga fondi i dëmshpërblimit.
Bëhet fjalë 620 pasardhës të ish-të dënuarave politikë, që do të marrin këstin e parë dhe të dytë të dëmshpërblimit që u takon me ligj.
“Shekulli” boton emrat e trashëgimtarëve të nivelit të parë dhe të dytë, të cilët duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet, çka do të sjellë të tjera vonesa, si ato që janë krijuar deri më tani.
Kur ka ndryshime të identitetit, (emër/mbiemër) apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.
Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.
Ndërsa kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative. Bëhet e ditur, se fondi për ta do fillojë të ndahet në muajin maj.
Per emrat klikoni linkun: