Një i dënuar i dënuar për vrasje ka ndërruar jetë në spital ku ishte shtruar pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në reaminacionon e QSUT-së.
Sipas Policisë, ka humbur jetën i dënuari me inicialet B.F, 74 vjeç, banues në Shkodër, i cili vuante dënimin, për veprën penale “Vrasja”.
Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./a.m.