1868 – Vdiq kompozitori italian Giacomo Antonio Rossini, autori i 39 veprave, nga të cilat “Berberi i Seviljes”, “Vilhem Tel”, “Otello” janë më të shquarat.
1912 – Lindi shkrimtari francez me origjinë rumune, Eugene Ionesco, i cili kundërshtoi teatrin e tij klasik me antidumpingun, duke hedhur poshtë çdo veprim, lidhje shkakësore dhe skemat tradicionale të dramës klasike (“Këngëtarja tullace”, “Mësimi”, “Karrigja”, “Rinoceronti”,” Makbeth”).
1941 – Aeroplanmbajtësja e parë britanike “Ark Royal” u qëllua në Luftën e Dytë Botërore nga një silur gjerman pranë Gjibraltarit dhe u mbyt ditën tjetër.
1945 – Presidenti francez Charles de Gaulle u zgjodh me votat e të gjithë 555 deputetëve për presidencën e qeverisë së përkohshme, pas së cilës ai formoi një kabinet koalicioni që përfshinte edhe pesë komunistë. (b.an)