Një ushtar i Koresë së Veriut ka dezertuar në Korenë e Jugut në zonën e demilitarizuar të që ndan dy vendet (DMZ).
Ushtari u qëllua dhe u plagos nga ushtria e tij ndërsa kaloi në anën e Koresë së Jugut në fshatin Panmunjom.
Ushtria e Koresë së Jugut njofton se ai është dërguar në spital.
Rreth 1,000 njerëz nga Veriu ikin çdo vit në Jug, por shumë pak dezertojnë nëpërmjet DMZ-së.
Ky është hera e katër nga një ushtar i Koresë së Veriut kalon nëpërmjet DMZ, një prej kufijve më të mbrojtur të botës.
Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë teknikisht ende në luftë, pasi konflikti mes tyre përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim dhe jo një traktat formal paqeje. /b.d