Prizreni dyshohet se është një bazë e trafikut të shtetasve turq drejt Evropës, që ikin nga përndjekja e shtetit turk si dhe një bazë falsifikimesh të pasaportave serbe që i pajis shtetasit turq për të udhëtuar në zonën Schengen.
Këto dyshime janë hedhur nga specialistët e seksionit për trafikun e paligjshëm të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, pas ndalimit në Aeroportin e Rinasit të një familjeje turke prej pesë anëtarëve, me pasaporta serbe të falsifikuara, shkruan “Koha Ditore”.
Policia dyshon se shtetasit turq janë pajisur me pasaporta serbe Prizren. (b.an)