1840 – Lindi skulptori francez Auguste Rodin, një nga artistët më të mëdhenj të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të. Puna e tij bashkoi shpirtin romantik dhe aspiratat moderne dhe ka ndikuar vendosmërisht në skulpturën Evropiane ( “Mendimtari”, “Puthja”, “Balzaku”, “Qytetarët e Calais”).
1833 – Lindi kompozitori rus dhe kimisti Aleksandër Porfirievich Borodin, një nga “Pesë të Madhërishmit”, puna e të cilit kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e muzikës simfonike dhe asaj të dhomës ruse. Punën e jetës së tij, operën “Princi Igor” e bëri kur ishte vetëm 18 vjeç dhe e përfunduan Rimsky-Korsakov dhe Glazunov, duke krijuar një kryevepër të operës romantike ruse. Ai është gjithashtu autor i dokumenteve të rëndësishme në kimi dhe biokimi.
1927 – Leo Bronshtein (Trocki), një nga udhëheqësit e “opozitës së majtë” brenda partisë, u përjashtua nga Partia Bolshevike dhe Stalini u bë lider i padiskutueshëm i BRSS. Trocki u internua në Alma Ata, pastaj u dëbua nga vendi në vitin 1929, dhe në vitin 1940 Stalini e vrau në Meksikë. (b.an)