Ka ndërruar jetë një prej të plagosurve në aksidentin e rëndë të ndodhur në Lushnje ku një gur i madh mermeri u shkëput nga një kamion dhe zuri poshtë një automjet tip Peugeot. Një 24-vjeçare ka humbur jetën.
E reja me inicialet E.I. nuk ka mundur dot të mbijetojë me gjithë ndihmën e marr në spital. Ndërkohë në gjendje të rëndë është edhe një 29-vjeçar me inicialet M.I.
Informacioni paraprak i policisë:
Në datën 11.11.2017, rreth orës 12.45, në autastradë, në fshatin Çiflig, Lushnje, nga një mjet tip kamion me targë AA 667 MP me drejtues shtetasin B.P, 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, që transporton gur mermeri, ka rënë një gur i madh dhe ka zënë poshtë një mjet autoveturë tip “Pezho” me targë AA 862 SF që drejtohej nga shtetasi M.I, 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili po mer mjekim në Spitalin Rajonal Lushnje.
Brenda autoveturës ndodheshin edhe 3 persona nga të cilët ka ndërruar jetë shtetasja E.I, 24 vjeçe.
Ndërsa shtetasit Sh.I, 52 vjeç dhe V.I, 50 vjeçe nuk kanë pësuar dëmtime. (të katërt banues në Tiranë).
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i mjetit tip kamion shtetasi B.P dhe po kryen veprimet proceduriale./a.m.