Aktualisht, për të përshkruar 160 kilometrat që ndajnë Tiranën me Bulqizën nevojiten rreth 5 orë. Rruga aktuale të ngjit fillimisht në Milot, e më pas devijon drejt Burrelit dhe Klosit, e vetëm aty merr drejtimin Bulqizë-Zerqan-Shupenzë-Bllatë.
Rruga e re e braktis tërësisht këtë gjurmë, duke dalë direkt mbi Tiranë e më pas në drejtimin Shkalla e Tujanit-Qaf Murrizë-Guri i Bardhë-Ura e Vashës-Plan i Bardhë-Bulqizë-Dibër. Kjo rrugë e re, e konceptuar e gjitha si një autostradë, shkurton distancën nga 160 në vetëm 50 kilometra, të cilat do të jenë të përshkrueshme në afërsisht vetëm 40 minuta.
Ndërkohë, për të dalë në kufirin me Maqedoninë do të nevojitet vetëm një orë, pasi aksi i ri shkurton distancën nga kryeqyteti në pikën kufitare me 75 km.