Turqia dhe Kina kanë një “vullnet të përbashkët për zgjidhjen paqësore të konflikteve” si pjesë e vizioneve të tyre të politikës së jashte, tha Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu.
Në një intevistë për mediat kineze, Çavusoglu tha se marrëdhëniet dypalëshe janë “ngritur në një nivel shumë pozitiv dhe konstruktiv” gjatë viteve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas tij, stabilizimi i marrëdhënieve me Kinën ka ardhur pas takimeve të shumta mes Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping.
“Bashkëpunimi ynë strategjik është i fortë, ekonomia jonë dhe marrëdhëniet tregtare janë të qëndrueshme dhe ofrojnë potencial të madh për përmisime të mëtejshme”, tha ai.
Çavusoglu shtoi se Turqia është entuziaste për të luajtur një rol më aktiv në bashkëpunimin rajonal dhe global.
Ai gjithashtu ka theksuar se shpreson për më shumë kontakte mes njerëzve, duke vënë në theks interesimin për turizëm, përgatiti Express. (b.an)