Një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe kosovarëve është shkatërruar nga policia franceze.
Sipas mediave lokale, janë arrestuar 16 persona në total, të cilët akuzohet në 350 raste të vjedhjeve në rajonin Rhone-Alpes Auvergne.
“Ata vepronin në mënyrë shumë të organizuar dhe të strukturar”, sipas hetuesve.
Kjo bandë ka kryer vjedhje në seri të banesave, duke marrë kryesisht para dhe bizhuteri, televizorë e tableta. Pjesa më e madhe e këtyre vjedhje janë kryer në tremujorin e fundit të vitit 2016.
Nga hetimet, rezulton që një pjesë e parave të vjedhura të jenë shpenzuar prej anëtarëve të bandës që jetonin në zonën e Firminy, ndërsa pjesa tjetër e parave mund të jenë dërguar edhe në Shqipëri. Për momentin identiteti i shqiptarëve nuk është bërë me dije. Një pjesë e të arrestuarve do të dalin nesër para gjykatës. /b.d