Pas kontrollit të banesës që ju bë në orët e para të mëngjesit, gjyqtari u ndalua nga policia dhe aktualisht ndodhet në qeli. Me ndryshimet e reja ligjore, ndalimi apo arrestimi i një gjyqtari mund te behet edhe pa autorizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Më herët ishte KLD që pasi shqyrtonte kërkesën e prokurorisë autorizonte ose jo arrestimin. Tashmë në mbledhjen e radhës KLD-ja mund të vendosë thjeshtë pezullimin e gjyqtarit.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg në për gjykatësin dhe masa ndaj tij pritet që të jepet të dielën. Shkëlqim Miri është gjyqtar i Apelit në Tiranë, ish anëtar i KLD-së. Ai është përfshirë në ndryshimin e një akuze nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Në këtë proces ka qenë i pandehur Gentian Doda, nga Burreli i ekstraduar pak kohë më parë nga Amerika. /ma.me