Nxënësit e shkollave në qytetin e Beratit janë mbledhur para bashkisë së qytetit dhe me pankarta në duar protestojnë kundër vrasjes së kafshëve. Me pankarta në duar ata kërkojnë të sensibilizojnë opinionin publik se kafshët nuk duhen vrarë, por ata kërkojnë përkujdesje nga shoqëria në tërësi.
Ngjarjet e ditëve të fundit ndaj kafshëve kanë qenë brutale, ndërsa nxënësit po protestjonë më pankarta me mbishkrimin “Stop vrasjes së kafshëve dhe helmimit të tyre”, kjo një mënyrë që sadopak të sensibilizojë opinionin publik që të shprehin më shumë dashuri dhe përkujdesje ndaj kafshëve. /ma.me