Policia ndaloi mbrëmjen e djeshme gjyqtarin Shkëlqim Miri të cilit iu gjetën në banesë një shumë prej rreth 300 milionë lekësh cash. Ai ishte vënë nën hetim prej kohësh nga prokuroria pasi dyshohej se kishte ndryshuar akuzën për një të dënuar për vrasje, duke zbutur masën e dënimit.
Sipas dyshimeve të prokurorisë, ai ka marrë një shumë të majme parash në këmbim të favorit ndaj të dënuarit për vrasje.
Operacioni për ndalimin e tij është koduar nga policia me togfjalëshin “Një vrasje e dytë”. shkruan JavaNewsKy term ëhstë dëgjuar shpesh të përmendet nga politika për padrejtësitë e gjyqtarëve që lirojnë njerëz të dënuar për krime të rënda të cilët më pas kryejnë sërish krime të tjerë, apo bëhen viktima të hakmarrjes nga pala tjetër./a.m.