Messi e pëlqen topin e ri për Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Rikrijim i modelit klasik, ndërthurur me dizajnin e një marke të re dhe zhvillimet më të fundit të teknologjisë. Adidas zbuloi këtë të enjte topin zyrtar të Kupës së Botës “Rusi 2018”, i cili i bën homazh topit të parë të Kupës së Botës të prodhuar nga kjo firmë.
Telstar 18 evokon kujtime të paharrueshme të Botërorit të vitit 1970, ku ishin protagonistë emra të mëdhenj të futbollit si Pelé, Gerd Müller, Giacinto Facchetti, Pedro Rocha apo Bobby Moore.
Në prezantimin e topit zyrtar, ishin Messi, Zidane, Del Piero, Kaka, Alonso e Podolski.Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, tha për FIFA se ka pasur fatin të provojë këtë top më parë dhe mezi pret ta godasë sërish në Botërorin “Rusia 2018”.
“Kam qenë me fat mjaftueshëm sa për ta njohur këtë top më parë dhe kam arritur madje edhe ta provojë”, tha Messi.“Më pëlqen shumë: dizajni i ri, ngjyrat, gjithçka”, shtoi argjentinasi, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)