Gazetari Ilir Yzeiri u shpreh në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, se lufta ndaj krimit nga Task Forca e posaçme në përbërje të të cilët do jenë edhe ekspertë të FBI, duke gjurmuar pasuritë.
Yzeiri shkoi edhe më tej duke theksuar se në Shqipëri një ish-ministër i Financave disponon 2 milionë euro pasuri dhe 5 apartamente. “Një ish-ministër Finance zotëron 5 apartamente dhe 2 milionë euro pasuri. Si i bëri këto ky? Ky duhet hetuar”, u shpreh Yzeiri, i cili nuk përmendi emër se për ministër bëhet fjalë.
Task-Forca kundër krimit ka nisur punën duke shfletuar dosjet e para të grupeve kriminale, ndërsa goditja ndaj këtyre segmenteve pritet të nisë në muajin janar 2018. Në fokus do jenë edhe pasuritë e pajustifikuara të zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilat do sekuestrohen.