Bashkia e Durrësit ka miratuar një fond ndihhme ekonomike për familjen Koçi nga fshati Romanat, të cilët në 20 shtator të këtij viti humbën tragjikisht nga zjarri në banesë, tre njakët Artur, Alesio dhe Valerio Konçi.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit. Fondi i vënë në dispozicion të familjes së Gëzim Koçit është 1.5 milionë lekë të reja. Vendimi human i Bashkisë së Durrësit ka marrë votat e të gjithë këshilltarëve në Këshillin Bashkiak.
Në momentin e zjarrit, në banesën e familjes Koçi ishin vetëm 3 fëmijët e mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët humbën jetën mes flakëve, pak minuta pasi e ëma ishte larguar për te prindërit e saj.