Nga Mero Baze
Presioni i fort ndërkombëtar për të çuar para drejtësisë, “peshqit e mëdhenj”, ka rritur pritshmërinë që në Shqipëri të ketë më në fund procese gjyqësore që të përballin politikanë të lart me drejtësinë. Fill pas kësaj dy blloqet opozitare PD dhe LSI lajmëruan një aksion të përbashkët, që e lidhin me protesta popullore dhe thirrje për mosbindje civile. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe.
Por më tej, ata që elaborojnë aksionin dhe përpiqen të shpjegojnë atë, kanë kërkesa dhe fjalorë të tillë, që të duket sikur opoozita nuk është e gëzuar, por është në hall me këtë që ndodh.
Kështu një nga personat që në publi shafqet si këshilltar I Presidentit të Republikës, Ilir Kulla, (nuk e di në është zyrtarisht, por formalisht po) e shpjegon deklaratën e ambasadorit amerikan si joserioze dhe tërheq vrejtjen, që nuk duhet të përsëritet më. Nuk ka gjë të keqe të jesh kundër ambasadorit amerikan, por në këtë rast, duke qenë aq ngjitur me Presidentin , duket se po e paraqet si problem presioni ndërkombëtar mbi shtetin shqiptar, vënien para drejtësisë të politikanëve të korruptuar dhe jo si favor të Perëndimit për shtetin shqiptar.
E njëta gjë , biles pak më e rend dhe qesharake njëkohësisht, ngjan kërkesa zyrtare e 7 deputetëve të PD drejtuar Ilir Metës, për të deklasifikuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë, mbledhur me kërkesë të ilir Metës, për tu distancuar nga Klement Balili.
Nuk e di çfarë ka për të deklasifikuar nga pikpamja ligjore ajo mbledhje, por nëse ka diçka për drejtësinë, natyrisht prokuroria mund ta përdor. E vetmja gjë që vlen për tu bërë publike është përdorimi politik. Nuk di çfarë mund të jetë thënë në atë mbledhje, që ta ketë publikisht në favor sot opozita, më shumë se sa fakti, që Ilir Meta nuk ka lidhje me Balilët. Çdo gjë tjetër është më pak e dobishme se kjo për opozitën.
Gjërat më të rënda që mund të dëmtojnë Saimir Tahirin, tashmë janë publike. Është publik fakti se ai është përfolur nga trafikantët dhe kanë bërë trafik droge, duke përdorur pushtetin e tij. Shtoi dhe filimin e fundit hollivudian me pare dhe patenta skiperi dhe nuk besoj se ka ndonjë gjë tjetër më shumë për ta rënduar Saimir Tahirin, sidomos kur bëhet fjalë për një fjalim zyrtar të tij. Ai është sot njeriu më I përndjekur publikisht, më keq se në komunizëm, dhe më fatkeqi ndër politikanët.
I vetmi shpjegim, pse opozita kërkon të bëhen publike diskutimet aty, është ndoshta të bëhet publik fjalimi I Ilir Metës që nuk ka lidhje me Balilin, pas pretendimeve të tij, se ambasadori Donald Lu, kishte raportuar në Uashington, se ata ishin të afërt. Por edhe kjo më shumë se sa sulm, është përpjekje për tu mbrojtur. E zëmë se të gjithë u bindëm se Balilët nuk kanë lidhje me LSI, pork jo nuk frymëzon askënd në Shqipëri.
Të gjtiha reagimet e opozitës pas thirrjeve të diplomatëve perëndimor, I ngjajnë një përpjekje për tu mobilizuar për tu mbrojtur. Dikush tregon me gisht se peshku I madh është Tahiri, dikush se është Rama, dikush I kërkon llogari Donald Lu se ai I di peshqit, po nuk tregon, dikush I përmend Vlahutinit se ke blerë zyra të shtrenjta, etj. Të gjitha këto detaje, tregojnë se opozita po bëhet bashkë si e zënë në hall nga këto që ndodhin dhe jo si në një ditë të mirë të saj.
Thirrjet për revolta, përmbysje, mosnjohje instucinesh etj, janë thjeshtë retorikë që të vrasin veshin. E vetmja gjë që vlen është të kuptohet nëse opozita e shikon këtë fazë të re të betejës së drejtësisë me politikën, si shans të saj, apo si hall të saj.
Siç po vepron, po e bëjnë të duket si hall dhe kjo nuk është mire, pasi ç’mobilizon të vetët. Populli opozitar, nuk është se e ndjenë njësoj si Basha, Kryemadhi, apo Mediu këtë histori. Ata e dijnë vërtet se liderët e tyre, duhet të jenë të gëzuar që qeveria është bërë pis nga droga.