Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është në seancë dëgjimore për projektin buxhetin e 2018 në komisionin e Sigurisë Kombëtare.
“Buxheti ka një rritje me 8.4% krahasuar me vitin 2017. Investimet janë në tre fusha: për policinë 103%, garda dyfishim, DPCB dyfish buxheti.
Investimet 47% në luftën kundër krimit te organizuar. 22% rritjes së standardit të shërbimit ndaj qytetareve. 31% për formimin e kapaciteteve të personelit. Agjencitë partnere na kanë dhënë buxhet shtese, SHBA dhe BE.
Shumë shpejt ata do ta bëjnë publike këtë mbështetje ndaj nesh. Buxhet në luftën ndaj drogës: Pajisje sekrete që nuk i përmend dot. Pajisje për policinë kriminale e shkencore. Do të shtojmë serverat. Do të blejmë motorë lundrues për drejtoritë kufitare bregdetare” deklaroi ai.
Diskutimet te Komisioni i Sigurisë Kombëtare
Pjerin Ndreu: Përgëzoj rezultatet e ministrisë në drejtimin e e Xhafajt me operacione pikante në luftën kundër drogës dhe krimit. Na jep shpresë për seriozitet në rritje në luftën kundër krimit
Xhafaj: 63 mln lekë do të përdoren për blerje. 80% e këtij fondi për pajisje përgjimi. 20% për zyra
Ervin Salianji: A ju rrit buxheti ngaqë gjendja është shumë e rëndë, krim, kanabis, drogë dhe shteti në funksion të drogës? A ka rritje pagash për policët? Vetëm Saimir Tahiri fitonte 5 mln euro në muaj. SHCBA nuk ka cuar përpara ligjit asnjë drejtues të lartë në burg si i implikuar në trafikun e droges.
Xhafaj: Me këtë buxhet përballojmë shumë mirë përgjegjësitë tona. Nuk është parashikuar ndonjë rritje e vecante për policët. Pagë e vecantë për oficeret që do te angazhohen drejtpërdrejtë në Task Forcen “Forca e ligjit”. Si modeli i Byrosë së hetimit.
Do të ketë shtesë punonjësish në SHCBA. Na duhet dinamikë në këtë drejtim. Janë 14 punonjës policie që SHCBA i ka larguat nga sistemi. Kjo shifër nuk na bën të ndihemi mire. Ne 1 janar nis vettingu në polici. Kanë ardhur dy agjentë të FBI, do të vijnë edhe të tjerë.
MA.ME