Një salcë me sojë, e përgatitur në perfeksion 360 vite më parë, do të jetë e përfshirë në menunë fine të banketit shtetëror për nder të Donald Trump në Korenë e Jugut, pa harruar pijen e preferuar të presidentit amerikan.
Darka në Shtëpinë Blu, një tërësi godinash që përbëjnë rezidencën zyrtare të presidentit koreano-jugor në Seul, përmban një pjatë me bërxollë viçi, e shoqëruar me një salcë soje e përgatitur me shumë delikatesë 360 vite më parë”, bëri të ditur një zëdhënës i pallatit presidencial koreano-jugor.
Salca e sojës është një nga ushqimet bazë të gastromonisë në Korenë e Jugut. Këto lloj salcash janë të përpunuara me shumë delikatesë nga artizanë të famshëm dhe të fermentuara gjatë dekadash, madje edhe shekujsh, që mund të shiten për dhjetëra mijëra dollarë litri.
Gjatë një panairi gastronomik në 2012, një grup artizanësh prezantuan një salcë të prodhuar sipas tyre 450-vjeçare, propozuar me një çmim rreth 100 milion uon (77 000 euro).
Një tjetër pjatë e darkës së të martës, gjuhëz në zgarë, peshku i preferuar i Trump.
“Menuja përmban ushqim me shije tipike të vendit, tradicionale që mund të jenë gjithashtu në shijen e presidentit së SHBA”, deklaroi një zëdhënës për agjencinë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap.
Ky banket bie dukshëm në kontrast me menunë me stil tepër amerikan shtruar në Japoni për Trump nga ana e kryeministrit Shinzo Abe, me të cilin kreu i Shtëpisë së Bardhë ka marrëdhënie shumë më të përzemërta sesa me presidentin koreano-jugor Moon Jae-In.
Disa orë pas mbërritjes së Trump në Tokio, ky i fundit dhe Abe konsumuan çizburger me keçap. Dhe pjata kryesore e banketit ishte një biftek.
Në menunë e darkës në Seul përmenden gjithashtu karkaleca deti, sipas pallatit presidencial, të peshkuar pranë ishujve të izoluar në Detin e Japonisë, që pretendohen njëkohësisht nga Koreja e Jugut dhe Japonia./b.d