Dy fëmijë kanë mbetur të vdekur pasi një makinë u përplas në klasën e një shkolle fillore në Sidnej.
Viktimat, të dy 8 vjeç, ishin duke ndjekur mësimet së bashku me 22 nxënës të tjerë në momentin që makina e drejtuar nga një 52-vjeçare u përplas me klasën e tyre.
Nga aksidenti kanë mbetur 3 vajza të plagosura, midis tyre një 9-vjeçare në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas autoriteteve, 53-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, është shoqëruar për në polici dhe mendohet se përplasja nuk ka qenë e qëllimshme.
Mirëpo, policia është duke hetuar për të kuptuar nëse shoferja makinës kishte ndonjë lidhje me shkollën.
Mjekët që shkuan të parët në vendngjarje e përshkruan atë si ‘kaotike’.
Policia tha se disa fëmijë të tjerë morën ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes pasi ishin plagosur lehtë.
a.ç