Pezullohet lundrimi nga portet e Durrësit dhe Vlorës për shkak të motit të keq. Ky është informacioni që vjen mëngjesin e së martës nga qytetet bregdetar ndërsa mësohet se dallgët dhe reshjet e bëjnë të pamundur lëvizjen.
Gjithashtu raportohet se trageti i linjës Brindisi-Vlorë nuk ka mbërritur në port sipas orarit të parashikuar. Dallgët në det të hapur arrijnë deri në 7 ballë, ndërkohë për nisjen e punës në port do të ketë një njoftim të dytë nga autoritetit portual.
Në Durrës mësohet se është pezulluar puna në Port për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm si dhe për anijet e peshkimit. /b.d