Policia e Bulqizës njofton se në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugorë, shërbimet e policisë së Bulqizës, kanë ngritur pika kontrolli për këtë qëllim.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin: Aleksandër Xheka, 28 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Qafa e Buallit-Bulqizë, është konstatuar nga punonjësit e policisë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, me targa AA 319 CU, i pa paisur me leje drejtimi” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. /b.d