Anësori francez, Ousmane Dembele pritet të kthehet para kohe nga lëndimi i rëndë që kishte pësuar në fillim të këtij sezoni.
Dembele thuhej se do të mungonte për katër muaj dhe do të kthehej në stërvitje vetëm në fund të muajit janar të vitit 2018.
Por, sipas të përditshmes madrilene, Marca, Dembele pritet të jetë gati që në fund të muajit dhjetor.
Për më shumë, Dembele pritet të luajë në El Clasico ndaj Real Madridit, e cila do të zhvillohet me 20 dhjetor./a.m.