Viti 2017 do të mbahet mend gjatë në futboll, me pensionimin e shumë legjendave të këtij sporti. Pas Philipp Lahm, Dirk Kuyt, Xabi Alonso e Francesco Totti, nga futbolli sot është pensionuar edhe Andrea Pirlo.
Mesfushori ka zhvilluar ndeshjen e fundit në karrierë tek skuadra e tij New York City, në fitoren 2:0 që këta të fundit shënuan ndaj Columbus Crew.
38 vjeçari Pirlo ka pasur një karrierë të pasur në futboll, duke u cilësuar ndër mesfushorët më të mirë në këtë sport në vitet e fundit.
Kulmin në karrierën e tij, e ka arritur te Milani e te Juventusi, ku u shndërruar një lojtar kyç në sukseset e këtyre dy skuadrave.
Pirlo po ashtu ka qenë pjesë e Kombëtares së Italisë në botërorin e vitit 2006 në Gjermani, ku ‘azzurët’ mposhtën në finale Francën.
Pirlo ka zhvilluar 872 ndeshje gjithsejtë në karrierën e tij./a.m.