Operacioni i ri i nisur në kuadër të Platformës Kombëtare të Luftës anti-kanabis parashikon një bashkëpunim të ngushtë midis Policisë së Shtetit dhe shërbimeve të inteligjencës, vendase apo të huaja.
Aktualisht, ka nisur nga funksionimi një platformë e quajtur “ALFA-GIS’, ku të gjitha të dhënat e ardhura nga çdo burim i ndryshëm, hidhen në një hartë të sofistikuar dixhitale, e cila shërben për të bashkërenduar aktivitetin policor në terren.
Në përditësimin e kësaj platforme shërbejnë burimet e siguruara nga informatorë apo të siguruara në rrugë operative nga Policia e Shtetit, nga SHISH, si dhe nga Shërbimi Informativ i vetë Ministrisë së Brendshme.
Një kontribut të madh në përditësimin e të dhënave jep edhe “Guardia di Finanza”, por bashkëpunimi është shtrirë potencialisht dhe konkretisht edhe me institucione të tjera ligjzbatuese, si “Interpoli”, “Europoli”, por edhe institucione amerikane si FBI apo DEA.
Gjithashtu, organe informative të partnerëve të tjerë europianë janë pjesë e sistemit, i cili integrin gjithashtu edhe outputet e komuniteteve vendase anembanë Shqipërisë.
ma.me