Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite sot, po ashtu, e ka mbyllur qasjen për në Jemen nga toka, deti dhe ajri, pasi para dy ditësh Riadi ishte objektiv i një rakete balistike. Është thënë se mbyllja e përkohshme do ta ketë parasysh punën e grupeve humanitare.
Sauditët thonë se e kanë goditur raketën para se ajo ta qëllonte objektivin e saj.
Në deklaratën e sotme, theksohet se “roli i Iranit dhe komanda e tij direkte ndaj grupit huthi, në këtë çështje, paraqet akt të qartë të agresionit duke i marrë në shënjestër vendet fqinje dhe e kërcënon paqen dhe sigurinë në rajon dhe globalisht”.
Irani i ka hedhur poshtë akuzat e Arabisë Saudite, duke thënë se kryengritësit huthi e kanë lançuar raketën në shenjë të hakmarrjes për atë që e ka quajtur “krime lufte” nga ana e Arabisë Saudite në Jemen, që është i përfshirë nga lufta shkatërruese.
Në deklaratë, Irani tha se sulmi i sotëm raketor ishte “aksion i pavarur në përgjigje të këtij agresioni” dhe Irani nuk ka asgjë të përbashkët me atë./rel/a.m.