Një arratisje spektakolare ka ndodhur në Sarandë ku një person i ka ikur policisë edhe pse ishte me pranga në duar. Arratisja duket e ngjashme me ato të skenarëve të filmave pasi personi në fjalë, mundi të largohet duke shpëtuar nga furgoni i uniformave blu.
Bëhet fjalë për shtetasin Ermir Idrisllari i cili në bashkëpunim me shtetasin Kosta Pashaj i kanë marrë me dhunë 30.000 lekë shtetasit F.M.
Teksa shoqëroheshin në rajon me furgonin e policisë, Idrizllari me pranga në duar ka mundur të hapë derën e furgonit dhe të largohet me vrap.
Forcat e policisë u vunë në ndjekje por nuk e arritën dot ndëkrohë shkuan te banesa e tij ku nga kontrollet Idrisllarit i rëndohet më shumë pozita pasi atje u gjetën 22 kg hashash. Pas kontrollit në banesën e Ermirit, është arrestuar i ati i tij Mustafa Idrisllari ndëkrohë vijojnë kërkimet për Ermirin./a.m.