Policia e Rinasit ka vënë në pranga dy të rinj, ndërsa tentonin të iknin drejt Italisë.
Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar nga policia shtetasit me iniciale B.M., vjeç 22, u ndalua pasi dyshohet se gjatë kontrollit iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara, si dhe shtetasi A.V 23 vjeç, të cilit iu gjet një kartë identiteti e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara.
Sipas policisë këta shtetas po hetohen për të njëjtën vepër penale në bazë të neneve 186 e 189 të kodit penal.
NJOFTIMI I POLICISË
Arrestohet në flagrancë shtetasi B.M vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara. Gjithashtu është arrestuar dhe shtetasi A.V vjeç 23 banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara. /b.d