Nëntë muaj pas pjesës së parë të golfit në Florida, Donald Trump dhe Shinzo Abe u takuan sot në fushat e gjelbra në Japoni ku binte në sy entuziasmi i tyre.
Liderët amerikanë dhe japonezë u takuan në Kasumigaseki Golf Club, ku do të zhvillohen kompeticionet sportive gjatë Lojërave Olimpike të 2020.
Në prani të gazetarëve, dy burrat nënshkruan në një kapele të bardhë ku mund të lexohej: ‘Donald dhe Shinzo do t’a bëjnë aleancën edhe më të fortë.
“Ai pëlqente golfin”, kishte theksuar pak para mbërritjes në arkipelag Trump gjatë një interviste me gazetarët në bordin e Air Force One.
“Do të kënaqemi”, shtoi ai, duke përmendur rigjetjen e klubeve të golfit para një seri takimesh, të hënën, të fokusuara në kërcënimin bërthamor koreano-verior.
Dy liderët do të shoqërohen nga lojtari profesionist Hideki Matsuyama.
“Ai është një nga lojtartarët më të mëdhenj në historinë e Japonisë”, theksoi Trump. Vërtet një lojtar i jashtëzakonshëm, një atlet i madh.
Trump theksoi se ai ishte i aftë në goditjet mjaft të gjata, duke pranuar me buzëqeshje se përballë këtij lojtari kishte pak shanse për t’a konkurruar./b.d