45-vjeçarja Bardhe Përndoj, e cila u vetëdogj një ditë më parë konfirmohet se ka humbur jetën në spital.
Sipas dëshmive paraprake të të afërmve, përndoj po kalonte një situatë depresive kohët e fundit. kjo sipas tyre mund të jetë arsyeja që i ka dhënë fund jetës.
Një ditë më parë Policia e Lezhës raportoi se gruaja ishte vetëdjegur me benzinë për shkaqe ende të paqarta.
Ndërkohë edhe më parë 45-Vjeçarja kishte tentuar të helmohej.
Pas ngjarjes së një dite më parë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve gruaja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
a.ç