Pas pёrpjekjeve tё Katalonjёs pёr pavarёsi, Serbia po kёrkon njё zgjidhje tё re pёr Kosovёn.
“Nёse Spanja mund tё luftojё pёr konceptin e saj pёr Katalonjёn, atёherё edhe ne serbёt mund tё luftojmё pёr vendin tonё”, citon gazeta qeveritare “Novosti” nё numrin e sotëm nё Beograd, ministrin e Jashtёm Ivica Daçiç.
Sikurse njofton mё tej agjenca gjermane e lajmeve, DPA, duke iu referuar kёsaj gazete, Daçiç kёrkon njё konferencё ndёrkombёtare, nё tё cilёn tё zgjidhet problemi i Kosovёs qё vazhdon prej dekadash.
Kosova e banuar nga shumicё shqiptare para gati dhjetё vjetёsh shpalli pavarёsinё nga Serbia. Deri tani pavarёsia e Kosovёs ёshtё njohur nga 110 shtete nё bazё tё sё drejtёs ndёrkombёtare.
Serbia nuk do ta pranojё kёtё dhe kёrkon ta sprapsё kёtё pavarёsi. Sidoqoftё mes Beogradit e Prishtinёs prej vitesh zhvillohet dialogu me ndёrmjetёsimin e BE-sё pёr normalizimin e marrëdhёnieve midis dy vendeve./dw