Një zjarr i fuqishëm ka rënë në Treblovë të qytetit të Vlorës pasditen e sotme.
Burime për Balkanweb bëjnë me dije se deri tani janë djegur rreth 400 rrënjë ullinj shekullorë.
Shkak për flakët e mëdha është bërë zjarri i ndezur nga një banor i zonës për djegien e mbeturinave në tokën e tij.
Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve. Zjarri vazhdon të përparojë, kjo edhe për shkak të erës./a.m.