Real Madrid është duke planifikuar transferimin e Neymar në të ardhmen, përkundër faktit se braziliani kaloi te PSG-ja për një shumë rekorde vetëm pak muaj më parë.
Diario Gol shkruan se sulmuesi brazilian dëshiron të kalojë dy sezone në Paris për ta fituar Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve me PSG-në, por nëse një gjë qe tillë nuk ndodh, atëherë Neymar do ta konsiderojë largimin.
Pikërisht këtu do të ndërhyjë Florentino Perez. Presidenti i Real Madridit thuhet se është në kontakt me babanë dhe agjentin e lojtarit, Neymar Sr. dhe ka insistuar se dyert e Real Madridit do të jenë gjithmonë hapur për 25-vjeçarin./a.m.