Gjykata e Durrësit mori në shyrtim çështjen në ngarkim të Alket Hatijas, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Ne seancën e parë te zhvilluar prokurori njohu trupin gjykues me dosjen Hatija dhe kërkesën për ekstradimin e tij drejt Italisë
I akuzuari Hatija , i shpallur në kërkim u përfaqesua nga avokati, i cili tha se ai e ka kryer dënimin për veprën penale që e kërkon drejtësia italiane dhe se nuk mund të dënohet dy here për të njëjtën vepër.
Pasi u njoh me kerkësen e prokurorit dhe pales mbrojtese gjyqtari i cështjes vendosi të shtyjë seancën me 22 nëntor me qëllim shqyrtimin e dokumentacionit.
Alket Hatija u arrestua më 8 korrik të ketij viti me urdhër të Prokurorisë së Durësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga drejtësisë italiane për shkak të një një dënimi me 20 vjet burg, të lëshuar nga Gjykata e Apelit në Milano ne vitin 2015 për veprën penale te trafikimit ndërkombëtar te lëndëve narkotike.
Më 11 korrik, Prokuroria kërkoi masën e “arrestit me burg” me qëllim ekstradimin e tij, por që u la i lire nga gjyqtari Petraq Çuri, duke i dhënë masen detyrim paraqitje, me argumentin se në dosjen e Hatijas mungonte një kërkesë e Ministrië së Drejtësisë.
Prokuroria e coi cështjen në gjykatën e Apelit, duke paraqitur si prove edhe kërkesën e ministrit të Drejtësisë për aplikimin e masës shtrënguese “arrest me burg” për qëllime ekstradimi.
Alket Hatija u arrestua për here të parë në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane, pasi akuzohej se ishte pjesë e një organizate kriminale kriminale në drejtim të trafikimit të qindra kilogramë heroinë në Itali.
Çështja u transferua në Shqipëri për gjykim, ku pas shqyrtimit nga Gjykata e Krimeve të rënda, Hatija u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg.
a.ç