Astrit Ajdareviç është emri i ri që i bashkohet skuadrës kuqezi që në miqësoren e 13 nëntorit kundër Turqisë në Antalia.
Futbollisti 27-vjeçar, i lindur në Prishtinë, por i rritur dhe formuar në Suedi ka pranuar ftesën dhe është vënë në dispozicion të skuadrës duke filluar nga miqësorja e radhës.
Ajdareviç që në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe Liverpool, Leicester, Standard Liege dhe së fundmi pjesë e AEK të Athinës është një mesfushor fantazist, që pritet të rrisë edhe më shumë kualitetin e lojës së skuadrës kuqezi.
Në listën prej 25 futbollistësh që Panucci ka prezantuar të premten në mëngjes të bie në sy rikthimi në këtë skuadër i Sabien Lilajt, futbollistit të Skënderbeut, që ka shkëlqyer me lojën e tij, jo vetëm në kampionat por edhe në Europa League. Së bashku me portierin Hoxha janë të vetmit futbollstë nga kampionati vendas.
Me skuadrën është bashkuar edhe Abrashi që vjen pas një periudhe dëmtimi, si edhe Aliji, i vetmi futbollist pa skuadër. Panucci i ka bërë vend në skuadër edhe Ylber Ramadanit, futbollisti që aktivizohet në Danimarkë, i cili filimisht do të luajë me ekipit U-21 në datën 11 nëntor.
Të hënën ekipi kombëtar do të udhëtojë drejt Antalias, ku për 6 ditë do të zhvillojë përgatitjet për ndeshjen me Turqinë.
a.ç