Komandanti i Përgjithshëm i Guarda di Finanza, Toschi ka deklaruar se gjatë vitit 2017 janë sekuestruar 66% më shumë lëndë narkotike se në vitin 2017.
Në fjalën e mbajtur tek Pallati i Kongreseve ku u prezantua raporti i monitorimit ajror të territorit shqiptar në anti-kanabis, Toschi tha se në rrugë detare përgjatë vitit 2017 janë sekuestruar plot 33 tonelata drogë.
Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm Policisë së Shtetit Haki Çako ka falenderuar kolegët italianë të Guarda di Finanza me të cilët kanë bashkëpunuar në monitorimin nga ajri të territorit shqiptar në luftën kundër kultivimit të kanabisit.
Kreu i Policisë së Shtetit theksoi gjithashtu se gjatë vitit 2017 janë kryer 25% më shumë orë fluturimi në territorin shqiptar nga Guarda di Finanza.
“Gjatë 2017 është investuar 25% më shumë orë fluturimi dhe është mundësuar laboratori i përpunimit të të dhënave”, deklaroi Çako.
a.ç