Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve për ndalimin e ndërtimit të HEC në Valbonë.
Sipas vendimit e gjykatës ndërtimi i HEC-ve është konsideruar e ligjshme. Gjykata rrëzoi padinë e banorëve të njësisë administrative Markgegaj.
Ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë është kundërshtuar vazhdimisht, herë me protesta e herë me koncerte, nga banorët e zonës dhe nga aktivistë të mjedisit.
Banorët shprehen se ndërtimi i qoftë edhe një HEC-i të vetëm, do të dëmtonte në mënyrë të pariparueshme Luginën e Valbonës dhe turizmin në këtë zonë.
a.ç