Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të martën në New York.
ISIS njoftoi në gazetën e përjavshme të grupit militant që autori i sulmit Sayfullo Saipov është një nga ushtarët e Kalifatit. Megjithatë ata nuk dhanë asnjë provë që të mbështeste pretendimin e tyre.
Saipov përdori një kamionçinë dhe e përplasi atë në një rrugë me këmbësorë dhe çiklistë ditën e Halloween-it në Manhattan. Nga sulmi mbetën të vdekur 8 persona.
Është mësuar se Saipov kishte mbërritur në SHBA përmes Lotarisë Amerikane.
a.ç