Prokuroria e Tiranës dërgon për herë të dytë letër-porosi drejt Italisë për të marrë të dhënat nga pajisja “IMSI Catcher” e dyshuar për përgjime të paligjshme në territorin shqiptar.
Mësohet se në letër porosi është kërkuar që ekspertë shqiptarë të pavarur të kryejnë ekspertizën e pajisjes në Tiranë.
Të njëjta burime sqaruan se kjo pajisje aktualisht ndodhet e sekuestruar me një urdhër bllokimi që ndalon daljen e saj jashtë vendit së bashku me automjetin BMË X 3 dhe ndodhen në territorin e ambasadës italiane.
Pak kohë më parë në prokurorinë e Tiranës është kthyer përgjigja e letër-porosisë së parë ku palës shqiptare i kërkohet që ekspertiza e pajisjes të bëhet në Itali. Por me sa duket kjo përgjigje nuk ka bindur hetuesit shqiptarë të cilët kërkojnë që pajisja të analizohet nga ekspertë të pavarur.
Hetimet për këtë rast nisën në vitin 2016 ku me kërkesë të prokurorisë së Tiranës për disa ditë pasi gjykata e apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë u pezullua nga detyra dhe numri një i policisë së shtetit Haki Çako.
Ky lajm vjen një vit pas nisjes së hetimeve dhe pikërisht në kulmin e debatit për të ashtuquajturën çështje “Tahiri”. Ish-ministri i Brendshëm është nën akuzë jo vetëm nga Prokuroria, por edhe nga opozita. Kjo e fundit nuk ka kursyer as drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, ku m Rikthimi i pajisjes përgjuese, Prokuroria tjetër pistë për ngacmimin e dyshes Tahiri-Çako?
Prokuroria e Tiranës dërgon për herë të dytë letër-porosi drejt Italisë për të marrë të dhënat nga pajisja “IMSI Catcher” e dyshuar për përgjime të paligjshme në territorin shqiptar.
Mësohet se në letër porosi është kërkuar që ekspertë shqiptarë të pavarur të kryejnë ekspertizën e pajisjes në Tiranë.
Të njëjta burime sqaruan se kjo pajisje aktualisht ndodhet e sekuestruar me një urdhër bllokimi që ndalon daljen e saj jashtë vendit së bashku me automjetin BMË X 3 dhe ndodhen në territorin e ambasadës italiane.
Pak kohë më parë në prokurorinë e Tiranës është kthyer përgjigja e letër-porosisë së parë ku palës shqiptare i kërkohet që ekspertiza e pajisjes të bëhet në Itali. Por me sa duket kjo përgjigje nuk ka bindur hetuesit shqiptarë të cilët kërkojnë që pajisja të analizohet nga ekspertë të pavarur.
Hetimet për këtë rast nisën në vitin 2016 ku me kërkesë të prokurorisë së Tiranës për disa ditë pasi gjykata e apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë u pezullua nga detyra dhe numri një i policisë së shtetit Haki Çako.
Ky lajm vjen një vit pas nisjes së hetimeve dhe pikërisht në kulmin e debatit për të ashtuquajturën çështje “Tahiri”. Ish-ministri i Brendshëm është nën akuzë jo vetëm nga Prokuroria, por edhe nga opozita. Kjo e fundit nuk ka kursyer as drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. /JavaNews