Një denoncim i rrallë ka ndodhur në policinë e Kavajës, ku një vajzë ka kallëzuar të fejuarin të cilin e akuzon për përdhunim.
Denoncuesja është një minorene nën 18 vjeç sipas policisë.
Materialet hetimore në ngarkim të djalit u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale: Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç.
“Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.S., banues në Peqin, pasi dyshohet se, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me të fejuarën”, njofton zyrtarisht Policia./a.m.