Prodhuesi rus i pajisjeve ushtarake, ka prezantuar “rrobat e përkryera”, nga ato që i kemi parë vetëm në filma fantashkencë.
Një grua në rrobat speciale po shëtiste “në fushën e minuar”, teka shpërthenin minat nga të gjitha anët kurse flaka kalonte para saj, duke mos i shkaktuar as më të voglin dëmtim.
Viktoria Koselnikova nuk dukej fare e shqetësuar për kaosin e krijuar rreth saj. Përkundrazi, ajo thjesht shëtiste nëpër “vijën e parë të frontit”, kurse maskën e hoqi sapo arriti në zonën e sigurt.
Pas këtij eksperimenti të rrezikshëm, ajo dukej e emocionuar derisa bisedonte me gazetarët.
“Kur gjendeni mes zjarrit, është një ndjenjë e pa përshkruar”, ka deklaruar Koselnikova.
Kjo kompani shpreson që deri në vitin 2020 do të përfundojë prodhimin seri të këtij kostumi dhe se ushtria ruse do ta përdorë në harmoni me programin “Luftëtari”./a.m.