Një numër jashtëzakonisht i madh i forcave të policisë në ambientet pranë stadiumit për të ruajtur mbarëvajtjen e takimit.
Ora 17:15 – Skënderbeu niset drejt stadiumit.
Ora 16:45 – Kur duhen edhe dy orë nga fillimi i takimit të vlefshëm për Ligën e Europës mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut, korçarët janë duke u bërë gati për t’u nisur drejt stadiumit.
Para hotelit të tyre qëndrojnë forca të shumta policie të cilat do të shoqërojnë autobusin drejt stadiumit për të shmangur çdo lloj incidenti të mundshëm.