Monedha e përbashkët prej ditësh ka vijuar zhvlerësimin në tregun vendas, ku sot është këmbyer në nivelin e 133.42 lekëve sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Pas datës 5 tetor, kur euro shënoi dhe nivelin më të lartë të muajit prej 133.86 lekëve, euro ka hyrë në një trend rënës edhe pse me diferenca të vogla. Ndërkohë në tregjet ndërkombëtare euro ka vijuar të mbetet e fortë duke u luhatur në nivelin e 1.165 dollarëve.
Mos-reflektimi i nivelit të euros në tregjet ndërkombëtarë në atë vendas sipas ekspertëve të këmbimit valutor argumentohet me faktin niveli i këmbimit euro/lek në Shqipëri kursi ndikohet vetëm prej faktorëve të brendshëm. Tradicionalisht, pas përfundimit të sezonit veror, vjeshta
Sipas tyre niveli aktual i këmbimit dhe rënia e euros është reflektim ofertës së madhe të valutës në treg dhe i qarkullimit të ulët të lekut në vend.
Ekspertët thonë se aktualisht ka një nivel të ulët të qarkullimit të lekut nga bizneset, ku sipas tyre muaji tetor dhe nëntor, por edhe shkurt njihen për rënien e konsumit. Transaksionet kanë qenë në nivele minimale dhe njësitë ekonomike nuk kanë bërë shpenzime.
Megjithatë ngurrojnë të shpjegojnë ofertën e lartë të valutës në treg.
Monedha e përbashkët ka pasur një periudhë të dobët në tregun vendas, duke arritur nivelin më të ulët të nëntë viteve në 27 qershor, kur u këmbye 131.9 lekë.
Që prej fundit të vitit 2016, euro në tregun vendas po luhatet afër niveleve më të ulëta të 9 viteve, ku faktori kryesor mbetet ofertat e lartë e valutës në tregun vendas, që ka ardhur kryesisht nga hyrjet e valutës nga aktivitete të paligjshme, por edhe si rrjedhojë e përmirësimit të dukshëm të bilancit të pagesave (shtimit të turistëve dhe rritjes së eksporteve të shërbimeve).
Euro e fortë në bursë mban dollarin në nivele të ulëta
Zhvillimet në tregjet ndërkombëtare reflektohen në përgjithësi në monedhat e tjera, duke ruajtur kështu raportet e këmbimit midis monedhave, argumentojnë ekspertët. Dollari amerikan është këmbyer në nivelin e 114.59 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro, e fortë në tregjet ndërkombëtare, por e zhvlerësuar në vend, ka tërhequr dollarin në nivele më të ulëta të këmbimit se sa fillimi i vitit, ku ishte afër nivelit të 130 lekëve të këmbimit. /Monitor/a.m.