Ndeshja e sotme ndërmjet Partizait të Beogradit dhe Skënderbeut do të ketë një interesim të madh, për shkak të kaluarës së dy vendeve.
Njërën nga tribunat e stadiumit tifozë të Partizanit po shpalosnin një banderolë gjigante, që do të përdoret sonte si pjesë e koreografisë para ndeshjes, shkruan Sport Express.
Bëhet fjalë për Car Llazarin, i cili nga serbët njihet si themeluesi i një Serbie të madhe dhe komandanti që u ka prirë ushtrive ballkanike në përballjen me Perandorinë Osmane, 627 vjet më parë, në atë që njihet si “Beteja e Kosovës”.
Aty Car Llazari mbeti i vrarë.
“Pagëzimi, mallkimi dhe betimi janë të shenjta”, shkruhet në parullë, përgatiti ”Express”. (b.an)