Zbulohet ekuacioni matematikor që përshkruan se si truri luhat vetëbesimin tonë duke u bazuar tek gjykimi i të tjerëve, e publikuar në revistën shkencore “eLife” nga studiuesit e University College në Londër, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s.
“Vetëbesimi i ulët është një faktor vulnerabiliteti për shumë probleme me natyre psikike, si ankthi, depresioni dhe çrregullimet në ushqyerje.
Në këtë studim kemi identifikuar pikërisht çfarë ndodh në tru kur vetëbesimi rritet dhe ulet. Shpresojmë që ky zbulim të ndihmojë në kuptimin e zhvillimit të problemeve mendore, duke përmirësuar diagnozën dhe trajtimet”, deklaroi Geert Jan Ëill, koordinatori i këtij studimi.
Formula e vetëbesimit u arrit nëpërmjet një eksperimenti të kryer me 40 vullnetarë, të cilëve u ishte kërkuar që të hidhnin të dhënat e profilit të tyre në një databazë në internet ku do të merrnin “pëlqimet” e 184 personave të huaj (në të vërtetë ishin gjykime të përpunuara nga një program).
Gjatë kësaj prove, truri i tyre u monitorua me rezonancë manjetike, ndërsa niveli i vetëbesimit u vlerësua nëpërmjet një pyetësori.
“Kemi zbuluar se vetëbesimi luhatet jo vetëm në saj të gjykimit të jashtëm, por mbi të gjitha duke u bazuar në pritshmëritë tona mbi vlerësimet e të tjerëve”, shpjegon Ëill.
Niveli më i ulët vjen kur marrim gjykime negative nga persona të cilëve mendonim se u pëlqenim. (b.an)