Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në Durrës paraditen e sotme.
Kësaj radhe, në lagjen Nr.14 të qytetit, treni i linjës Shkodër – Durrës ka përplasur për vdekje një grua 70-vjeçare me iniciale F.B, banuese në Rrashbull. Fatkeqësisht, e moshuara ndërroi jetë menjëherë.
Ndërkohë, mashinisti i trenit, 62-vjeçari me iniciale G.R është shoqëruar në komisariatin e Durrësit për t’u marrë në pyetje në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.
Kujtojmë se disa orë më parë, në Sukth të Durrësit një i moshuar u përplas për vdekje nga një autobus.
a.ç