Elbasani është një prej qyteteve që ka përfituar më shumë nga projekti i Rilindjes Urbane. Gjatë katër viteve të fundit është bërë një punë intensive për rikonstuksionin e plotë të disa rrugëve ndërqytetase, fasadave, parqeve, shkollave dhe është ndërtuar edhe stadiumi ndërkombëtar, i cili ka ndihmuar ndjeshëm në zhvillimin e ekonomisë lokale.
Një prej projekteve kryesore të Rilindjes Urbane në Elbasan, një paketë prej 73 milionë lekësh, ishte edhe rehabilitimi i plotë i parkut qëndror të qytetit, që mban emrin “Aqif Pasha”, si dhe rrugët e bashkangjitura “11 Nëntori” dhe “Thoma Kalefi”.
Pas përfundimit të këtij projekti, tashmë vjen një tjetër lajm i mirë për 120 mijë banorët e këtij qyteti. Ditën e djeshme, me vendim të qeverisë, u miratua shpronësimi për interes publik i një numër objektesh që ndodhen në skajet e parkut qëndror.
Kjo masë i paraprin zgjerimit të mëtejshëm të hapësirave të gjelbërta në qytet, me të paktën 325 metra katrorë. Parku i ri që do të ndërtohet në këtë hapësirë do të integrohet me parkun tashmë të rehabilituar, i cili mban emrin e një firmëtarëve të deklaratës së pavarësisë dhe një prej partriorëve më të mëdhenj të këtij qyteti. /VKM nr. 616