Debat i fortë është zhvilluar mes gazetares Anila Basha dhe ish oficerit të anti-drogës, Antonio Nazeraj, i cili pak ditë më parë në një intervistë denoncoi sipas pretendimit të tij, implikimin e policisë në trafikun e drogës në Fier.
Nazeraj ka gënjyer në transmetim direkt, jo një, por dy herë teksa është pyetur nga gazetarja Basha. Nazeraj ka mohuar të ketë pranuar gjykim të shkurtuar për dënimin për korrupsion, ndërsa gazetarja Basha ka treguar shkresën që e fakton një gjë të tillë.
Po ashtu Nazeraj ka ngurruar të tregojë se ku e ka përfunduar shkollën e lartë.
DEBATI:
Basha: Ju a jeni dënuar për korrupsion pasiv, e keni pranuar akuzën dhe keni kërkuar gjykim të shkurtuar?
Unë jam dënuar me 6 muaj burg. Nuk e kam pranuar akuzën. Avokati që ka qenë prezent bashkë me shefin e SHKB që më ka bërë akuzën më ka thënë se këto janë hetimet.
Basha: Atëherë ju jap unë vendimin, pavarësisht se ju po gënjeni publikisht, që keni pranuar gjykimin e shkurtuar. Pyetja e dytë që kam unë. Zotëria është dënuar për korrupsion bashkë me dy policë të tjerë. Kanë ndaluar makinën në mes të rrugës, i kanë marrë 200 mijë lekëshin…
Basha: Zoti Nazeraj çfarë shkolle të lartë keni mbaruar?
Kam mbaruar univesitetin.
Basha: Kur e keni mbaruar? Ku e keni mbaruar?
Në Fier.
Basha: Ku në Fier.
Artur Zheji: Pse është e rëndësishme kjo
Basha: Sepse nëse një njeri që gënjen për shkollën e tij, mua më lind e drejta të them që ai gënjen edhe kur jep intervistë. /NewsBomb