Presidenti Ilir Meta ka dekretuar pak minuta me pare lirimin nga detyra te ish shefit te SHISH Visho Ajazi Lika, por nuk ka dekretuar pasuesin e tij ne kete post Helidon Bendo, qe eshte edhe propozimi i kryeministrit Rama. Pergjithesisht praktika ka qene qe bashke me lirimin nga detyra kreu i shtetit dekreton edhe pasuesin e tij ne kete post shume te rendesishem. Per 25 vite me rradhe eshte ndjekur kjo praktike pune. Por Meta duket se ka vendosur ta prishe kete tradite, duke hedhur vetem njerin hap dhe duke mbajtur pending propozimin e kryeministrit Rama qe kreu i ri i SHISH te jete Bendo. Kjo ‘vonese’ ne pritje te ‘verifikimit’ te propozimit te kryeministrit duket se eshte qartazi nje gjest taktik ndaj kreut te qeverise, pasi Bendo nuk eshte nje figure e panjohur si ne SHISH ashtu edhe per drejtuesit me te larte te institucioneve ne vend. Mbajtja pezull e Bendos, thjeshte nxjerr ne pah edhe kontrastet mes Presidentit dhe Kryeministrit qe nuk jane te reja dhe te panjohura. Vete Presidenti ka shprehur habi per doreheqjen e Visho Ajazit, pasi sic u shpreh e kishte garantuar kete te fundit se do i jepte mbeshtetje ne krye te SHISH.
Dekreti i Metës:
Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, z. Visho Ajazi Lika
D E K R E T
PËR
LIRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Visho Ajazi Lika, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10635
Tiranë, më 30.10.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META