WhatsApp hodhi për përdoruesit opsionin më të ri të quajtur ‘Fshije për të gjithë’ (Delete for everyone)këtë të mërkurë.
Duke nisur që nga sot përdoruesit e gjigantit komunikativ mund të fshijnë mesazhe që janë dërguar gabimisht drejt një personi ose grupi.
Ajo që duhet të bëhet është thjesht të mbash të shtypur mesazhin për disa sekonda,të zgjedhësh ‘fshij’ (Delete) dhe pastaj ‘Fshije për të gjithë’.
Opsioni më i ri lejon që të fshish mesazhe specifike të dërguara drejt një grupi ose një bisede personale. Kjo është shumë e dobishme kur dërgon mesazhe gabimisht në biseda të tjera apo nëse ka gabime.
‘Fshije për të gjithë’ është i përdorshëm në versionet më të fundit të iPhone, Android, Windows Phone si dhe në WhatsApp Web.
Sidoqoftë duhet që si përdoruesi dhe marrësi i mesazhit të jenë duke përdorur versionin më të fundit të WhatsApp që mesazhi të fshihet me sukses.
a.ç